“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia

Aktuale

“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 12:50
Deputeti i LDK-së, Paris Guri

Deputeti i LDK-së, Paris Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili i tha kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që ta gjejë një punë tjetër në vjeshtë.

“Qështu i thojshin edhe para 4 vjete Përparimit, po i vetmi që e ka pas ndërru vendin e punës ka qenë Arben Vitia”, shkroi Guri, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, përkohësisht ishte bërë udhëheqës i një laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i kërkoi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të takohen e të bashkëpunojnë për projektet e mëdha të kryeqytetit të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Ndërsa ai i tha se planet shumëvjeçare duhet të bëhen “mbase me dikë tjetër, e Rama “pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat