Dënohet me katër vjet burg polici që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën Zana Gjevukaj

Aktuale

Dënohet me katër vjet burg polici që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën Zana Gjevukaj

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 13:00
Zana Gjevukaj

Polici Argjend Kastrati është dënuar me katër vjet burgim për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku kishte mbetur e vdekur Zana Gjevukaj, 26-vjeçare.

Aktgjykimi ndaj Kastratit u bë sot në Gjykatën Themelore të Pejës.

Aksidenti me fatalitet  kishte ndodhur më datën 1 të muajit prill 2025.

Kastratit po ashtu do t’i merret leja e patent shoferit, dhe ai nuk mund të aplikojë edhe për katër vite për leje të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat