​Ngërçi politik, Kadrijaj: Presidentja Osmani të merr më shumë rol

Aktuale

​Ngërçi politik, Kadrijaj: Presidentja Osmani të merr më shumë rol

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 13:33
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se presidentja e vendit, Vjosa Osmani duhet të merr më shumë rolnë raport me situatën aktuale politike, derisa potencoi se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për të marr pjesë në takim.

Sipas saj, presidentja Osmani duhet të jetë më qartë dhe e saktë në këtë situatë, pasi siç tha ajo Lëvizja Vetëvendosje po e interpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese siç po i konvenon.

Kadrijaj: Osmani duhet të merr rol më shumë, mirëpo duhet të jetë tepër e qartë edhe e saktë

“Tash e lexova që ka ftesa për liderët e partive politike për takim me presidenten. Ndoshta duhet të merr rol më shumë presidentja, mirëpo duhet të jetë tepër e qartë edhe e saktë, sepse ne po e shohim që LVV-ja po e interpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ashtu siç po i konvenon vetë. Po besoj që do t’i përgjigjemi kërkesës dhe do të marrim pjesë në takim”, deklaroi Kadrijaj.

Kadrijaj ka propozuar Albin Kurtin për kryetar të Kuvendit, me arsyetimin se vetëm ai ‘që e ka bllokuar Kuvendin, mund ta zhbllokojë atë’.

Ajo theksoi se tashmë është bërë praktikë që deputetët e ish-opozitës të mos lejohen as të shprehen.

Ndër të tjera, Kadrijaj komentoi pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në samitin e Shkupit, duke thënë se është për turp agjenda e deritashme e Kurtit.

Kadrijaj: Mirë që e kanë thirrur Kurtin në Shkup, sepse për katër vjet e shihni çfarë agjende ka pasur një kryeministër i një vendi, që është për turp

"Ata tani e kanë bërë praktikë, kur po flasin deputetët e ish-opozitës, ende pa e hapur gojën po tentojnë ta mbyllin seancës. Unë sot e kisha një propozim konkret...Mendova se profili më i mirë për ta zhbllokuar situatën është Albin Kurti. Sepse ai që e bllokon, mund ta zhbllokojë...04:48 Mirë që e kanë thirrur në Shkup, sepse për katër vjet e sa muaj e shihni çfarë agjende ka pasur një kryeministër i një vendi që është për turp. Edhe jemi vend i izoluar”, u shpreh Kadrijaj.

Për herë të dyzetë ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i kësaj seance ka dështuar në mungesë kuorumi për komisionin që mundëson votimin e fshehtë.

Kushtetuesja javën e kaluar ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat