Murati: Mbi 12 milionë euro investime nga MASHTI në Prishtinë

Aktuale

Murati: Mbi 12 milionë euro investime nga MASHTI në Prishtinë

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 19:08
Hekuran Murati

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka realizuar mbi 12 milionë euro investime në Komunën e Prishtinës, pavarësisht, siç tha ai, pengesave nga ana e qeverisjes komunale nën udhëheqjen e kryetarit Përparim Rama.

“Në anën tjetër,” tha Murati, “12 milionë euro të tjera i ka dhënë Përparim Rama për një tender të quajtur ‘Arkitekti i Qytetit’, për të cilin nuk dihet as ku kanë shkuar paratë, as cili është përfitimi i qytetarëve nga ky shpenzim.”

Postimi i plotë:

Mbi 12 milionë euro investime nga MASHTI në Komunën e Prishtinës, përkundër pengesave nga Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama.

Në anën tjetër, 12 milionë euro Përparim Rama i ka dhënë për një tender të ashtuquajtur Arkitekti i Qytetit, e që askush nuk e ka idene se ku kanë shkuar paratë dhe cili është përfitimi i qytetarëve nga ky shpenzim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat