Pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, Bajrami: LDK do të marrë pjesë në çdo seancë konstituive

Aktuale

Pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, Bajrami: LDK do të marrë pjesë në çdo seancë konstituive

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 15:12
Hykmete Bajrami

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se partia e saj do të marrë pjesë në seancat e ardhshme konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata e Bajramit erdhi pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e Komisionit për Votim të Fshehtë, që është kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Po, do të marrim pjesë, dhe do t’i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës të kthehet në rendin e ditës,” deklaroi ajo për mediat.

Deri më tash janë bërë 41 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat