LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

Aktuale

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 06:45
Shkëmb Manaj nga LDK

Shkëmb Manaj nga LDK-ja, ka deklaruar se partia e tij i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë të re që ka për qëllim qartësimin e dispozitivit të aktgjykimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Manaj në emisionin “Info Nata” theksoi se ndonëse Gjykata Kushtetuese ka dhënë sqarime përmes interpretimittë saj, ajo ka lënë pa specifikuar në dispozitiv detyrimet konkrete të kryesuesit të seancës dhe të deputetëve.

“Në kuptim të arsyetimit Gjykata Kushtetuese në mënyrë të qartë i ka sqaruar disa rrethana, por mungesa ka qenë te dispozitimi i aktgjykimit, sepse te dispozitimi nuk janë përcaktuar saktë cilat janë obligimet edhe te kryesuesit të seancës dhe të deputetëve. Prandaj, kërkesa jonë e cila është adresuar sot kërkon në mënyrë të qartë  të vendoset në dispositiv shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës për ndryshimin e rendit të ditës, për mënyrën e bllokadës në mënyrë arbitrare, pamundësimit të deputetëve që të votojnë për kryetarin”, tha ai në Tëvë1.

Ai shtoi se kërkesa e LDK-së ka për qëllim që Gjykata të konstatojë shkeljet e Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës për, siç u shpreh ai, “ndryshimin e rendit të ditës, bllokimin arbitrar dhe pamundësimin e deputetëve për të votuar kryetarin e Kuvendit”.

Po ashtu, LDK kërkon që Gjykata Kushtetuese ta urdhërojë kryesuesin që ta vazhdojë seancën në përputhje me rendin e ditës të seancës së parë të mbajtur më 15 prill, që sipas Manajt është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat