“Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast

Aktuale

“Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 06:20
Zafir Berisha

Zafir Berisha ka komentuar lidhur mbi vdekjen e dyshimtë të 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu nga Lipjani, i cili vdiq në rrethana të dyshimta.

Berisha u shpreh u revoltuar me policët, teksa tregoi edhe një rast tjetër ku ishin të përfshira forcat policore.

Ai tha se policia ka “sjellje prej rrugaçëve”, të cilët, sipas tij mendojnë që janë vet shteti nëse kanë uniforma dhe pistoletë

“Sot një qytetar më tregoi se e kishin ndalur policia për shpejtësi, ‘ma shkrujtën gjobën, po një tjetër ishte më shpejt se unë dhe pyeta se pse po e lëshoni, më thanë ‘mshele gojën se të gjuj për dritare’”, tha Berisha.

Berisha tha se është shqetësuese mungesa e reagimit të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat