Xhaferi para seancës së 44-të: Të qetësohemi politikisht, të dalim nga ngërçi

Aktuale

Xhaferi para seancës së 44-të: Të qetësohemi politikisht, të dalim nga ngërçi

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 11:10
Krenar Xhaferi

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi është deklaruar para seancës së 44-të ku tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se në demokraci pa stabilitet politik nuk ka as stabilitet ekonomik.

“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë ose kthehemi te votimi fillestar, votimi i hapur, ose te qeverisja e përgjitshme, pra e unitetit, atë që e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, që të qetësohemi politikisht, për një periudhë 7-8 muajshe deri në zgjedhjet e reja, të dalim nga ky ngërç politik”.

“Të kthehemi në një situatë normale politike”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat