Balje: Nuk pres asgjë nga kjo seancë, s’ka marrëveshje

Aktuale

Balje: Nuk pres asgjë nga kjo seancë, s’ka marrëveshje

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 11:10
Duda Balje

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar para nisjes së seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit se nuk pret asnjë zhvillim të ri.

“Absolutisht kurgjo nuk pres. Nuk e besoj se kemi me ndryshu, pavarësisht se çdo ditë presioni është i fuqishëm.

Nuk besoj se ka ndonjë marrëveshje dhe nuk besoj se kanë folur mes vete ata që duhet me u ulë dhe me vazhdu drejt.

Edhe nuk pres kurgjo”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat