Presidentja pritet t’i drejtohet Kushtetueses për qartësim nëse kuvendi s’konstituohet brenda 30 ditësh

Aktuale

Presidentja pritet t’i drejtohet Kushtetueses për qartësim nëse kuvendi s’konstituohet brenda 30 ditësh

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 18:26
Kuvendi i Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i shqyrton mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit për e seancës konstituive.

Kështu tha këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Ai u shpreh se Omani po e shqyrton këtë mundësi për t’i qartësuar pasojat juridike nëse kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja.

“Presidentja është duke shqyrtuar mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit Aktgjykimi në rastin nr. KO 124/25 , në mënyrë që të qartësohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata (pra, brenda 30 ditësh)”, tha Kupina

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat