Osmani takon zv/sekretarin e Shtetit: Kosova krah për krah me SHBA për kapitujt e rinj me vizionin e Trump

Aktuale

Osmani takon zv/sekretarin e Shtetit: Kosova krah për krah me SHBA për kapitujt e rinj me vizionin e Trump

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 09:28
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke vazhduar qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po zhvillon takime të ndryshme. Lidhur me këtë, presidentja ka bërë të ditur se është pritur në takim nga zëvendës‑Sekretari i Shtetit Christopher Landau.

Osmani në postimin e saj, ka shkruar edhe se, Kosova qëndron krah për krah me SHBA-të për të ndërtuar kapitujt e rinj të bashkëpunimit strategjik.

Ajo ka theksuar se kjo do të bëhet në përputhje me vizionin e fortë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

‘‘Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! 

Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Më shumë siguri.

Më shumë zhvillim.

Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona’’, ka shkruar ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat