Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu

Aktuale

Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 20:21
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të kandidaturës së Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, sot është mbledhur ekipi thelbësor i angazhimit lokal dhe elektoral të partisë.

Abdixhiku ka thënë se kjo është pika e nisjes për finalizimin e programit zgjedhor dhe për vazhdimin e vizionit të LDK-së për kryeqytetin.

“Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu,” ka theksuar Abdixhiku.

Ai shtoi se ekipi i mbledhur është “i jashtëzakonshëm në Kryeqytet” dhe i përkushtuar për të fituar në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Postimi:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat