Mikrofonat ua ndalën – PDK flet me letra në seancë: Mos e shkelni betimin e deputetit

Aktuale

Mikrofonat ua ndalën – PDK flet me letra në seancë: Mos e shkelni betimin e deputetit

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 11:29
Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, përmes një letre të lexuar në Kuvend, ka kërkuar respektimin e betimit të deputetëve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kosova nuk mund të mbahet peng i një emri,” thuhet në reagimin e PDK-së.

Duke theksuar se betimi ka kushtetutshmëri dhe ligjshmëri.

Për shkak të ndërprerjes së mikrofonëve, deputetët e PDK-së vendosën të komunikojnë përmes deklaratave me shkrim në seancë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat