Durmishi i VV-së: Do të ketë takime dhe pritet marrëveshje me Nismën

Aktuale

Durmishi i VV-së: Do të ketë takime dhe pritet marrëveshje me Nismën

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 00:48
Hysen Durmishi

I pyetur për koalicione e takime të mundura mes Vetvendosjes dhe partive tjera, zv.ministri, Hysen Durmishi konfirmoi aludimet se kreu i VV-së, Albin Kurti do zhvilloj takim me atë të Nismas, Fatmir Limaj.

“Ka pasur takime dhe pritet të ketë, shpresoj që me pas marrëveshje sa më shpejtë e me u tejkalu kjo situatë.

Marrëveshje me Nismën, ne kemi kërku me LDK-në por ata nuk po përgjigjen“, deklaroi ai.

Ndërkaq, i pyetur se a do i jepet posti i kryeparlamentarit, Limajt, Durmishi tha se e tëra kjo varet prej negociatave gjatë takimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat