Gazetari Gëzim Meklui ka thënë se protesta të vërteta, në mbrojtje të interesit publik dhe jo në shërbim të grupeve të caktuara, duhet të bëhen.
"Po për protesta", thuhet në mesazh, "por kundër mafisë, kundër Serbisë, kundër veteranëve të rrejshëm dhe gjykatave të kapura."
Mekuli kritikon ata që protestojnë për motive politike apo personale, duke theksuar se protesta duhet të jetë për drejtësi, shtet dhe dinjitet – jo për inat të një lideri apo për interesa të oligarkëve.
"Protesta, po – por për Kosovën", përfundon thirrja.
Postimi i plotë:
Protesta? Po, por për Kosovën, jo për mafinë e as për Serbinë!
Protesta? Po, gjithsesi.
Por kundër veteranëve të rrejshëm, që çdo muaj e plaçkisin buxhetin e Kosovës me miliona euro, duke ia marrë frymën të vërtetëve, dhe vetë Kosovës.
Protesta? Po!
Por kundër një gjykate të kapur, që merret me urën në Mitrovicë, me mace e maçokë, por jo me ata që e dogjën, e shkatërruan dhe e bënë rrafsh me tokë.
Protesta? Po, pa dyshim.
Por kundër mafisë, kundër Serbisë, kundër pazarëve mbi kurrizin e Kosovës! Jo për t’i dhënë oksigjenin atyre që donë ta kthejnë prapa në vitin 2019!
Protesta? Po, kur është për drejtësi, shtet e dinjitet,
Jo kur bëhet për inat të Albinit apo për hatër të oligarkëve, që ende nuk ngopen me pushtet e me lek!
Po protesta; por jo mashtrime, jo rrena e retorikë!
- Ti mos luaj me fjalën, me fotografinë a me kallashnikovin, sepse këto nuk janë lodra, por armë të rrezikshme...
Protesta, po! Për Kosovën! Jo për interesa të ATYRE por për popullin! Pikë!