Ky është personi që vdiq duke punuar sot në Skenderaj

Aktuale

Ky është personi që vdiq duke punuar sot në Skenderaj

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 19:27
Robert Veliu

Një ngjarje tragjike, ku një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur në vendin e punës në qytetin e Skenderajt.

IndeksOnline mëson se i ndjeri është: Robert Veliu, rreth 40 vjeçar.

Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.

Kujtojmë që të hënën në Gjakovë kanë vdekur dy punëtorë të ndërtimtarisë pasi të njëjtit derisa ishin duke punuar kanë rënë nga objekti ku ishin duke punuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat