Detaje nga pozicioni i NISMA-s në bisedimet me Kurtin në Pejton

Aktuale

Detaje nga pozicioni i NISMA-s në bisedimet me Kurtin në Pejton

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 18:10
Albin Kurti- Fatmir Limaj

Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, në një intervistë në FRONTAL të T7 duke folur për negociatat mes partisë së saj dhe LVV-së, konkretisht bisedat Limaj-Kurti, ka treguar se kërkesa e NISMA-s është që të kontribuojë në Kuvend.

Ajo ka thënë se e vetmja zgjidhje për dalje nga ngërçi është që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

 “Të largojmë ngërçin politik duke e dhënë kontributin tonë me pjesëmarrje në Kuvend, me z. Limaj kryetar Kuvendi.

Kjo është mundësia e daljes nga ngërçi politik. Assesi një element tjetër i përfshirë. Mundësia më e mirë e mundshme”, ka thënë ajo

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat