Xhavit Drenori pas deklaratës së Bekë Berishës: Kur mungon pragmatizmi, mbizotëron bllokada

Aktuale

Xhavit Drenori pas deklaratës së Bekë Berishës: Kur mungon pragmatizmi, mbizotëron bllokada

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2025 Në ora: 14:33
Bekë Berisha

Analisti politik Xhavit Drenori ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit opozitar Bekë Berisha, i cili pranoi se ka qenë gabim bllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit në këtë fazë.

Në një postim në rrjetet sociale, Drenori e cilëson këtë deklaratë si më shumë se një vetëreflektim, duke e përshkruar atë si dëshmi për mungesën e pragmatizmit politik brenda opozitës.

“Kur një deputet opozitar pranon publikisht se është dashur të votohet kandidati i fituesit të zgjedhjeve, kjo nuk është vetëm vetëreflektim, por edhe dëshmi për një pragmatizëm politik që i ka ikur nga dora shumicës së opozitës,” shkruan ai.

Sipas Drenorit, vendimi për të bllokuar konstituimin ka ardhur si rezultat i emocioneve politike dhe kalkulimeve afatshkurtra, dhe jo për stabilitet institucional apo vullnet qytetar.

Postimi i plotë:

“Kemi gabuar që jemi blloku në këtë fazë…” – Deputeti Bekë Berisha

Kur një deputet opozitar pranon publikisht se është dashur të votohet kandidati i fituesit të zgjedhjeve, kjo nuk është vetëm #vetëreflektim, por edhe dëshmi për një #pragmatizëm politik që i ka ikur nga dora shumicës së opozitës.

Në vend se të lexonin drejt vullnetin qytetar dhe të angazhoheshin për stabilitet institucional, shumë opozitarë u mbërthyen nga emocionet dhe kalkulimet afatshkurtra.

Fjalët e Berishës janë një kujtesë e fortë: kur mungon pragmatizmi demokratik, mbizotëron bllokada dhe dëmtohet vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat