Rron Gjinovci: Ju pengon FSK në veri, si Vuçiqit – Jom pa koment!

Aktuale

Rron Gjinovci: Ju pengon FSK në veri, si Vuçiqit – Jom pa koment!

Nga: A.SH Më: 29 korrik 2025 Në ora: 19:03
Rron Gjinovci

Aktivisti dhe komentuesi i njohur publik, Rron Gjinovci, ka reaguar me ironi dhe zhgënjim ndaj zërave kritikë që kanë dalë kundër dislokimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit, pas operacionit për kërkimin e trupit të një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit.

Në një reagim të shkurtër por domethënës në rrjetet sociale, Gjinovci ka shkruar:

“Ju pengon FSK në veri, si Vuçiqit. Jom pa koment.”

Me këtë koment, ai ka krahasuar reagimet e kritikëve me qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht kundërshton çdo veprim të institucioneve të Kosovës në pjesën veriore.

Dislokimi i FSK-së në veri është bërë me miratimin paraprak të KFOR-it dhe ka qenë pjesë e një misioni kërkim-shpëtimi, por ka ngjallur debat publik dhe reagime, përfshirë edhe nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, e cila shprehu “shqetësim për politizimin” e ndërhyrjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat