Kontroll i rreptë i autobusit të Kosovës në hyrje të Serbisë, dy shoferë dërgohen në polici

Aktuale

Kontroll i rreptë i autobusit të Kosovës në hyrje të Serbisë, dy shoferë dërgohen në polici

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Autobusi nga Kosova i kompanisë “Pranvera Travel”, i është nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet serbe në hyrje të Serbisë.

Disa qytetarë të shqetësuar për gjendjen kanë kontaktuar me gazetën, duke thënë se janë duke pritur që nga mëngjesi në Serbi.

Dy shoferët janë dërguar në polici.

“Pranvera Travel” të kontaktuar thanë se shoferët kanë shkuar në stacion për të paguar një dënim, ndërkohë qytetarët janë ende duke pritur.

“Ka qenë kontrollë e madhe në hymje të Serbisë, edhe për shkak të dy klimave që kanë qenë transport nga Kosova për në Gjermani, shoferët janë dërguar ta pagaujnë dënimin. Tash vin dhe vazhdojnë sepse i është dash të japin deklaratë”, thuhet në prononcimin e dhënë për Insajderin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat