Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është identifikuar trupi i pajetë që u gjet i groposur të hënën në Baicë të Lipjanit. Personi në fjalë është Enver Bajraktari, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur.
Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila tha se trupi i pajetë është në proces të autopsisë.
Shala bëri të ditur se lidhur me rastin, i cili është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, janë duke u ndërmarrë veprime intensive .
“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur nga komuna e Lipjanit, me datë 04.08.2025 është gjetë një trup i pajetë dhe tani janë duke u marrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Për më shumë informacione, iu njoftojmë me kohë”, tha Shala.