Ndalohet shtetasi i Shqipërisë i cili shkeli flamurin e Kosovës

Aktuale

Ndalohet shtetasi i Shqipërisë i cili shkeli flamurin e Kosovës

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 14:57
Shtetasi i Shqipërisë

Policia e ka ndaluar shtetasin e Shqipërisë i cili sot e shkeli me këmbë flamurin e Kosovës.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, deklaroi ajo.

Incidenti në fjalë ndodhi në qendër të Prishtinës, konkretisht te Kuvendi i Kosovës.

Aty ndërhyri qytetari Ramadani Nishori, i cili ia mori flamurin atij.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat