E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA’së ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA’së ka vizituar sot Gjykatën Kushtetuese

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 17:13
E ngarkuara e me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati

E ngarkuara e me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka qëndruar sot për një vizitë në Gjykatën Kushtetuese.

Prattipati teksa ka dalë nga Kushtetuesja, është pyetur për arsyen e kësaj vizite, por s’ka pranuar të përgjigjet.

“See you”, është shprehur ajo, raporton RTV 21.

Kjo vizitë e Prattipati në Kushtetuese vjen një ditë pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, ku ka njoftuar për tërheqjen e kërkesës së saj në Kushtetuese meqë gjyqtar raportues është caktuar Radomir Llaban.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat