​Dërgohet në mbajtje 48 orë një person për armëmbajtje pa leje në kryeqytet

Aktuale

​Dërgohet në mbajtje 48 orë një person për armëmbajtje pa leje në kryeqytet

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 23:17
Ilustrim

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë krye sot një kontroll në një vendbanim në Prishtinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një AK-47, pesë karikatorë si dhe municion.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress se me këtë rast një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat