Protesta ndaj Speciales, Halilaj me kritika të ashpra ndaj OVL-UÇK: Hiq më pak se burgim të përjetshëm për…

Aktuale

Protesta ndaj Speciales, Halilaj me kritika të ashpra ndaj OVL-UÇK: Hiq më pak se burgim të përjetshëm për…

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 15:02
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër ndaj protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kundër Gjykatës Speciale.

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Halilaj e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “pasuri kombëtare”, duke theksuar se për “urdhërdhënësit, vrasësit dhe gjakprishurit” nuk duhet të ketë tjetër dënim përveç “burgimit të përjetshëm”, transmeton "Bota sot".

Madje, në shkrimin e tij në Facebook, avokati ironizoi, duke thënë që OVL-UÇK mund të organizoj protestë “kundër meje që e përkrahi Gjykatën dhe drejtësinë”.

Shkrimi i plotë

Gjykata Speciale është pasuri kombëtare.

Për urdhërdhënësit, vraseësit dhe Gjakprishurit, hiq më pak se burgim të përjetshëm.

E ftoj Shehollin - komandantin e OVL-së, së gërditëshme, të organizoj edhe një protestë kundër meje që e përkrahi Gjykatën dhe drejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat