Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancën e konstituimit të Kuvendit.
Kushtetusja ktheu çështjen në pikën zero duke dhënë afat 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. Po ashtu, në vendim theksohet se partia më e madhe ka të drejt që tre herë të kandidojë të njëjtin kandidat për kryetar të Kuvendit dhe atë me votim të hapur.
E sipas Bogujevci ky vendim është anulim i demokracisë në Kosovë.
Ajo ka rikujtuar se 5 nga 6 gjyqtarët e Kushtetueses janë nga koha e PAN-it, ndërsa i gjashti është i lidhur me Serbinë.
Postimi i plotë:
Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më.
Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari.
6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari.