Konfiskohen 810 pula të gjalla dhe pesë dhi e edha në zonën kufitare me Serbinë në Podujevë

Aktuale

Konfiskohen 810 pula të gjalla dhe pesë dhi e edha në zonën kufitare me Serbinë në Podujevë

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar një traktor me rimorkio, një automjet, 810 pula të gjalla dhe pesë kafshë të imëta (dhi e edha).

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë iniciuar rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimit apo vijës kufitar’ dhe ‘kontrabanda me mallra’.

“Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të Planit Operativ “Parandalimi 2025”, Njësitë e Sektorit të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri dhe ekipet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kërpimeh, me datën 08.08.2025, rreth orës 08:00, në zonën kufitare me Serbinë, fshati Dumnicë, komuna e Podujevës kanë zbuluar dhe iniciuar dy raste njëri: ‘kalim i paautorizuar i vendkalimit apo vijës kufitar’ dhe rasti tjetër ‘kontrabanda me mallra’. Policia në këto dy raste ka konfiskuar: një traktor me rimorkio, një automjet, 810 pula të gjalla dhe pesë kafshë të imëta (dhi e edha) “, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se dy persona të dyshuar, janë ndaluar dhe liruar pas intervistimit, rastet shkojnë në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat