Të shtëna të shumta – publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së trefishtë në Gjilan

Aktuale

Të shtëna të shumta – publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së trefishtë në Gjilan

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 20:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet ku tregojnë momentin dramatik të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit.

Sipas këtyre pamjeve që janë publikuar nga mediat dëgjohen të shtëna të shumta armësh, dhe shihen qytetarë të tronditur.

Gjithashtu në videon e publikuar dëgjohet edhe njëri nga të plagosurit teksa fyen para se të humbasë ndjenjat dhe të bie në tokë.

Siç raportohet nga Policia e Kosovës, vrasja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës. Në vendin e ngjarjes u gjet një person pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, dy prej të cilëve nuk mbijetuan.

Policia arrestoi një të dyshuar në vendngjarje, por tre të tjerë – të identifikuar si Mefail Shkodra dhe dy djemët e tij  janë ende në arrati.

Në këto zhvillime, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat