Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit tw Kosovws, ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, reagoi duke akuzuar partitë opozitare për taktika të qëllimshme bllokuese.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po refuzojnë të mbështesin propozimet për konstituimin e institucioneve me qëllim që të krijojnë rrugën për rikthimin e një qeverisjeje të vjetër, në të cilën edhe Lista Serbe ishte pjesë.
Siç tha Murati PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja sot kanë dëshmuar se mund të funksionojnë në mënyrë pefekte me Listën Serbe.
Murati: PDK, LDK, AAK e Lista Serbe janë të interesuar ta mbajnë të bllokuar Kuvendin
“Tashmë çdo gjë është kristal e qartë. Ne pritëm që do të reflektonte opozita, megjithëse ne pritëm që do të reflektonin opozita. E pamë që tashmë në Kosovë janë dy blloqe. Është njëri bllok me 57 vota që kanë dalë nga këto zgjedhje nga vullneti i popullit që është LVV, Partia Guxo dhe Alternativa si dhe partnerët tanë të komuniteteve jo shumicë, jo serb, përfshirë edhe Nenad Rashiq nga komiteti serb.. Ndërkaq, blloku tjetër janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe me 56 deputetët, si dhe janë disa deputetë ndërmjet. Janë 56 deputetët përfshirë Listën Serbe nga opozita, PDK, LDK, AAK që janë të interesuar ta mbajnë të bllokuar Kuvendin”, tha Murati.
Deputeti i Kosovës, Herkuran Murati tha se partitë opozitare dhe Lista Serbe janë të pandashëm.
Murati: Ne e ofruam dikë tjetër, u pa u dëshmua që ata funksionojnë bashkë me Listën Serbe në unison
“Kjo është dëshmia më e mirë që e kemi të bëjmë me taktika bllokuese ndaj institucionit të Kuvendit, jo pse është Kuvendi. Por, sepse qëllimi i tyre është që ta kthejnë një qeverisje të vitit 2019, kur ka qenë edhe Lista Serbe në qeveri. E shihni që koalicioni i tyre funksion në mënyrë perfekte. Fatkeqësi e vetme është se populli i njeh dhe nuk ua ka dhënë votën…Ne e ofruam dikë tjetër, u pa u dëshmua që ata funksionojnë bashkë me Listën Serbe në unison të pandashëm sepse i kemi dëgjuar që edhe për nënkryetarin nuk e kanë thënë asnjë fjalë”, tha Murati.
Gjatë adresimit për media, Murati pati një përplasje edhe me gazetarët të cilët drejtonin pyetje, duke i pyetur se nga cili medium janë.
Murati: Po besoj që ju nuk jeni përfaqësues të opozitës, jeni gazetarë, nuk jeni qytetarë - prej cilit medium jeni?
“Po besoj që ju nuk jeni përfaqësues të opozitës këtu që po insistoni në debat. Jeni gazetarë, nuk jeni qytetarë. Prej cilit medium jeni? (Unë po e kryej punën time). Prej cilit medium jeni. Duhet të prezantoheni prej cilit medium jeni, nuk po iu njoh”, potencoi Murati.
Sot dështoi seanca konstituive, pasi të propozuarat për kryeparlamentare nga LVV-ja, deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla Schwarz nuk morën votat e mjaftueshme.