Aksidenti tragjik në Dollc, reagon kompania turistike: Shoferi dhe pasagjerët jashtë rrezikut

Aktuale

Aksidenti tragjik në Dollc, reagon kompania turistike: Shoferi dhe pasagjerët jashtë rrezikut

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Kompania e autobusit “Pranvera Tours” ka reaguar lidhur me rastin, duke bërë të ditur se viktima është shoferi i veturës.

“Ndërsa pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut”, thuhet në njoftimin e kompanisë në Facebook.

Image
Reagimi

Tutje, kompania ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat