Hekuran Murati nuk zgjidhet kryeparlamentar – merr vetëm 57 vota

Aktuale

Hekuran Murati nuk zgjidhet kryeparlamentar – merr vetëm 57 vota

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 11:32 më 22.08.2025
Hekuran Murati

Murati dështon të zgjidhet kryeparlamentar

Hekuran Murati ka dështuar që të zgjidhet kryeparlamentar, pasi mori vetëm 57 vota.

Kundër ishin 51 dhe gjashtë abstenuan.

Seanca u ndërpre pas kësaj. Kryesuesi tha se seanca vazhdon në orën 24 gusht në orën 11:00.

LVV propozon Muratin për kryeparlamentar

LVV propozon Hekuran Muratin për kryeparlamentar. Propozimin para deputetëve e bëri Donika Gërvalla.

Nis seanca

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive.

Të pranishëm në sallë janë 115 deputetë.

Në nisje të seancës, kryesuesi Avni Dehari se seancën paraprake është bërë një gabim në numërim të votave. Ai tha se për Donika Gërvallën kishin votuar 56 për, 56 ishin kundër dhe tre abstenuan.

Seanca vazhdojë me propozimin e LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Limaj: Zgjedhjet parciale provokojnë situata tjera

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar para nisjes së seancës se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit duhet të ketë marrëveshje paraprake dhe mbështetje të sigurt parlamentare.

“Kryetari i Kuvendit duhet të dihet paraprakisht që i ka 61 vota para se të shkohet në votim”.

"Ka vendimmarrje politike, ashtu siç ka ndodhur edhe herëve të tjera. Nuk është rruga që të premtohet befasi, kështu që ka qenë një marrëveshje politike”,  u shpreh Limaj.

Ai gjithashtu paralajmëroi se zgjedhjet parciale apo vendime të njëanshme mund të provokojnë situata të reja në vend.

Murati shpreson që opozita ka reflektuar: Do të shohim për emrin e kandidatit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati shpreson që opozita të ketë reflektuar dhe t’I jepet shanse konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Duke mos përmendur ndonjë emër të kandidatit për kryetar të Kuvendit, Murati tha se do të shihet në vijim.

“Sot do ta shohim, tash jemi duke shkuar në grup parlamentar do ta shohim në vijim prapë shpresojmë që opozitat ketë reflektuar dhe t’i jepet shanse konstituimit të Kuvendit”, tha ai.

Pas 3 javësh, të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në seancën e 20 gushtit ashtu siç e kërkoi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën politike votimi për kryekuvendar u bë me votim të hapur, dhe Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk mori 61 votat për tu zgjedhur në këtë pozitë.

Pas këtyre dy dështimeve kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e ndërpreu seancën e cila do të vazhdoj sot nga ora 11:00.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

Kosova më 9 shkurt të këtij viti mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kriza politike, Haziri: Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale që s’mund të parashikohet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar para vazhdimit të seancës duke thënë se ai uron që do të kalohet kjo krizë politike, pasi që Kosova sot është në ngufatje institucionale.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova s’ka as kuvend, as qeveri, e as s’ka legjitimit të plotë as pushteti lokal.

Tutje, Haziri ka thënë se ‘’Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale që nuk mund të parashikohet’’.

‘‘Nuk kemi kurgjo të re, duke e shfrytëzua të drejtën për propozim e zbaton vendimin e Gjykatës. Duhet me konfirmuar gjithmonë se vendimet politike nuk i zgjidh gjykatat, po shihet e pamjaftueshme me shfrytëzua të drejtën e propozimit pa e siguruar votën për të qenë e zgjedhun është pozicion i shkurtër politik. Uroj që me kaluar këtë klimax politik partia e parë dhe me ndërtuar një marrëveshje. Duhet shumë me punu që një marrëveshje politike me bë realitet, dhe me deblloku këtë ngufatje institucionale, sepse sot Kosova nuk ka as parlament, as qeveri, s’ka legjitimit të plotë as pushteti lokal, për disa javë ose pak muaj as presidentja nuk do të ketë funksionin që mund ta ketë me ushtru deri në fund. Kështu që Kosova hyn në një gropë të zezë institucionale që nuk mund të parashikohet. Nuk e zgjidh asnjëherë situatën nëse nuk ka marrëveshje politike partia e parë’’, ka deklaruar ai. 

Kërçeli: Nuk munden subjektet tjera të na përcaktojnë kandidatin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli thotë se subjektet e tjera nuk mund t’ia përcaktojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së tij.

Ai këto komente i bëri teksa hyri në Kuvendin e Kosovës ku pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. 

“Ne kemi treguar edhe në të kaluarën që nuk munden subjektet tjera me na e përcaktua kandidatin….E kanë bërë në të kaluarën, por po flasim për gjendjen aktuale”, tha shkurt ai.

Pas 3 javësh, të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në seancën e 20 gushtit ashtu siç e kërkoi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën politike votimi për kryekuvendar u bë me votim të hapur, dhe Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk mori 61 votat për tu zgjedhur në këtë pozitë.

Pas këtyre dy dështimeve kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e ndërpreu seancën e cila do të vazhdoj sot nga ora 11:00.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

Kosova më 9 shkurt të këtij viti mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Albulena Haxhiu e thotë vetë: S’do të jem kandidate për kryetare, do të shihet kush do të jetë

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se ajo nuk do të jetë sot kandidate e propozuar për kryetare të Kuvendit.

E pyetur se kush do të jëtë ajo tha se do të shihet gjatë seancës, raporton EO.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Ndryshe në seancën e para dy ditëve, që ishte edhe seanca e parë e zhvilluar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, VV-ja bëri dy propozime për kryetare të Kuvendit.

E para ishte Albulena Haxhiu, e pas saj ishte Donika Gërvalla. Megjithatë, asnjëra prej tyre s’arriti t’i marrë votat për këtë pozitë.

Haradinaj kërkon konsultime para nisjes së seancës: Ka plotë kandidatë të LVV-së që do të kishim mundur t’i votojmë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të kërkojnë konsultime me partitë politike para nisjes së seancës.

Haradinaj tha se është mirë të jetë një kandidat unifikues.

“Do të kërkojmë konsultë me partitë politike para seancës, se kush mund të jetë kandidat”, tha ai duke theksuar se mund të votojnë edhe kandidatë tjerë përveç atyre që kanë përmendur.

Ai tha se ka plotë kandidat të LVV-së që do të kishim mundur t’i votojmë.

Mustafa: LDK nuk voton asnjë kandidat me partinë e të cilit nuk ka marrëveshje politike

Deputeti i betuar i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se kjo parti nuk voton asnjë kandidat për kryetar të Kuvendi me të cilin nuk kanë marrëveshje politike paraprake.

Kështu u shpreh ai pak para nisjes së seancës konstituive.

“LDK nuk voton ndonjë kandidat me të cilin, apo me partinë e të cilit nuk ka marrëveshje politike paraprake. Është shumë e thjeshtë, shumë e qartë”, tha Mustafa.

Ai shtoi se sot do të shihet nëse VV është e gatshme të gjej një kompromis për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat