Kadrijaj: Duhet konsultim mes grupeve, Basha u propozua qëllimshëm

Aktuale

Kadrijaj: Duhet konsultim mes grupeve, Basha u propozua qëllimshëm

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 12:59
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj nga AAK ka kritikuar VV-në për mungesën e konsultës me grupet parlamentare para propozimit të emrave për karrigën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Duhet konsultim mes grupeve parlamentare. Ne i kemi dhënë disa qëndrime e emra që me automatizëm do t’i votonim, por për kandidatët e tjerë duhet konsultë paraprake”, ka thënë ajo, pas dështimit të 57-të të seancës konstituive.

“Besoj që qëllimshëm është propozuar Dimal Basha sepse ka qenë tepër agresiv ndaj partive tjera me deklarata dhe sigurisht kanë menduar që nuk do t’i marrë votat”, ka thënë Kadrijaj.

As Hekuran Murati, Arbërie Nagavci e as Dimal Basha s’arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në seancën konstatuese të mbajtur të dielën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat