Mundësi dhe kushte më të mira për të burgosurit, tender mijëra eurosh për furrë buke në Dubravë

Aktuale

Mundësi dhe kushte më të mira për të burgosurit, tender mijëra eurosh për furrë buke në Dubravë

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ditë më parë ka lëshuar kërkesën e radhës për furnizim.

Këtë herë SHKK-ja, për qendrën korrektuese në Dubravë ka kërkuar furnizimin me një furrë buke dhe pjesë përcjellëse.

Vlera e parashikuar e kontratës, për këtë tender është 85 mijë euro.

“Operatori ekonomik në çmim duhet te llogarisë edhe mirëmbajtjen për 2 vjet. Pas pranimit teknik operatori ekonomik duhet të ofrojë garanci nga ndonje bankë apo kompani e sigurimeve 10% e vlerës se kontratës për 24 muaj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Aftati i fundit për pranimin e tenderëve është 13 tetori i këtij viti (2025).

Vendosja e një furre të re buke në burgun e Dubravës pritet të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e kushteve të ushqimit për të burgosurit, por edhe në ofrimin e mundësive praktike për angazhim dhe rehabilitim të tyre.

Në disa qendra korrektuese, furrat e bukës shërbejnë gjithashtu si pjesë e programeve të punës apo trajnimeve profesionale për të burgosurit, duke u dhënë atyre mundësi të fitojnë aftësi të reja për jetën pas dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat