Berisha: Uniforma e veteranit, flamur i gjallë i sakrificës sonë

Aktuale

Berisha: Uniforma e veteranit, flamur i gjallë i sakrificës sonë

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 19:27
Ferid Berisha

Në kuadër të eventit ‘Uniformat e Lirisë për krerët e UÇK-së’, po zhvillohet aktivitet për sensibilizimin e opinionit publik për proceset gjyqësore që po përballen krerët e UÇK-së në Hagë.

Në fjalën e tij, Ferid Berisha, i njohur si 'Komandant Shkupi', tha se uniforma që po mbahet sot është krijuar pas një pune të gjatë e që është uniformë zyrtare e veteranëve të UÇK-së.

“Kjo uniformë që mbajmë sot nuk është thjeshtë një rrobë ushtarake, jo, është Flamur i gjallë i gjakut dhe i sakrificës sonë kombëtare”, tha Berisha.

Ai më the shtoi se kjo uniformë është edhe mision, përmes të cilit kujtojmë luftën tonë të lavdishme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat