Cakolli nga KDI: Të gjitha pikat e aktgjykimit, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

Aktuale

Cakolli nga KDI: Të gjitha pikat e aktgjykimit, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Eugen Cakolli ka thënë se të gjitha pikat e aktgjykimit vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Ai ka përmendur edhe obligimin për pjesëmarrje.

“Të gjitha pikat e aktgjykimit, përfshirë obligimin për pjesëmarrje në votim, ndjekje të procedurave të parapara në Rregullore, si dhe nevojën për konsultime e kompromis, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Mosrespektimi i tyre përbën shkelje të Aktgjykimit, që është e barasvlefshme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin.

Afati 30-ditor (deri më 17 shtator) do të jetë në fuqi, deri në zgjedhjen edhe të nënkryetarit të mbetur.” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat