Avdyli kritikon Lumir Abdixhikun: Zhgënjyese se si mundet një kryetar....

Aktuale

Avdyli kritikon Lumir Abdixhikun: Zhgënjyese se si mundet një kryetar....

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2025 Në ora: 06:46
Lumir Abdixhiku

Deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj intervistës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se një orë e tërë i shkoi duke mbrojtur të drejtën e Igor Simiqit nga Lista Serbe për të qenë nënkryetar i Kuvendit.

“Zhgënjyese që një kryetar partie shqiptare merr rolin e zëdhënësit të ekstremistëve serb në veri”, shkroi Avdyli, duke shtuar se nga analistët nuk zhgënjehet e as befasohet.

Postimi i plotë:

Një orë e intervistës së Lumirit i shkoi duke mbrojtur drejtën e Simiqit të Srpskes për të qenë nënkryetar i Kuvendit.

Zhgënjyese se si mundet një kryetar i partie shqiptare të marr rolin i zëdhënësit të ekstremistëve serb në veri 🫣

Për analistat spo flas,nga ta as nuk zhgenjehem as befasohem...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat