Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Aktuale

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 20:15
Avokati, Anton Nrecaj

Avokati, Anton Nrecaj ka thënë se Nenad Rashiq ka gjasa të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, por sipas tij ai do të kontestohet nga Lista Serbe.

Sipas tij, një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Lista Serbe.

Nrecaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se do të jetë në pikëpyetje nëse Kuvendi edhe pas konstituimit mund të vazhdojë punën , nëse ka kontestim të nënkryetarit.

“Pres që të shtunën do të votohet nënkryetari i Kuvendit, sipas gjitha gjasave Nedan Rashiq, por pres kontestimit, sepse kemi paralajmërimin nga Lista Serbe. Kur kontestohet a mundet  të vazhdojë punën Kuvendi dhe ne kemi shumë punë”, ka thënë ai

Konstituim i Kuvendit nuk është bërë as të enjten pasi  dështoi zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Seanca e radhës do të mbahet të shtunën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat