Prattipati bën homazhe në kujtim të personave të zhdukur, konfirmohet angazhimi për drejtësi

Aktuale

Prattipati bën homazhe në kujtim të personave të zhdukur, konfirmohet angazhimi për drejtësi

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 12:17
Anu Prattipati

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati ka marrë pjesë në kujtimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Prattipati ka bërë homazhe para Monumentit të Personave të Zhdukur në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Ambasada e SHBA-ve thotë se solidarizohen me familjet e viktimave duke konfirmuar angazhimin për drejtësi.

"E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati iu bashkua kosovarëve në kujtimin e viktimave të zhdukjeve me forcë gjatë konfliktit në Kosovë. Solidarizohemi me familjet e tyre dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Çdo familje meriton përgjigje për fatin e të dashurve të tyre", shkruhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat