I theruri me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë

Aktuale

I theruri me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Është therur me thikë një person në Podujevë i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.

“Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti është dërguar në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë abdominale  dhe asajëtorakale.

Gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile”, është shprehur tutje Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat