Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, ka publikuar dy fletëvotime që tregojnë dallimin mes zgjedhjeve të vitit 2013 dhe atyre të vitit 2017.
Sipas tij, në vitin 2013 ishte hequr qëllimisht mbishkrimi “Republika e Kosovës” dhe stema e shtetit, në shenjë kompromisi ndaj kërkesave të Listës Serbe dhe Serbisë.
Në vitin 2017, fletëvotimet u rikthyen me mbishkrimin “Republika e Kosovës” në tri gjuhë dhe me stemën shtetërore.
