Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit, të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit

Aktuale

Policia bastis shtëpinë e Top Kolshit, të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 09:10
Enver Bajraktari

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, të dyshuarit për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh, bastisja është kryer mbrëmë rreth orës 18:00  me urdhër të gjykatës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.

Ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës ia kishte caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat