Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se SHBA ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.
E pas këtij lajmi, ka reaguar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili theksoi se suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin strategjik dhe ekzistencial, si shtet i pavarur e sovran.
Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:
Të dashur qytetarë,
Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran.
Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës.
Populli i Kosovës nuk është si ta.
Amerika
Trump konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Kirk, kërkon dënim me vdekje
Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta.
Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë - para se të bëhet vonë për të gjithë.
LDK do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë.
Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!.