Ministri Maqedonci dhe Gjenerali Jashari pritën në takim ekipin e ISG-së nga SHBA

Aktuale

Ministri Maqedonci dhe Gjenerali Jashari pritën në takim ekipin e ISG-së nga SHBA

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 21:20
Pamje nga takimi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, pritën sot në takim ekipin e International Security Governance (ISG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky ekip të qëndroi në Kosovë në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së për ushtrimin në tavolinë (Top Table Excercise - TTX) për fushën e logjistikës.

“Nga ekipi i ISG-së dhe FSK-së u njoftuam për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Të dalurat e këtij ushtrimi do të analizohen në të gjitha nivelet dhe do të zbatohen nga linjat përkatëse të MM-së dhe FSK-së”, theksoi mes tjerash ministri Maqedonci.

Ekipi i angazhuar nga Qeveria e SHBA-së ka rol këshillues dhe përgjatë disa viteve ka ofruar ndihmesë të jashtëzakonshme në zhvillimin e Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat