Nga komandantët te komunikatat, krejt çka tha diplomati britanik në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Aktuale

Nga komandantët te komunikatat, krejt çka tha diplomati britanik në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 10:19 më 22.09.2025
John Stewart Duncan

Duncan: Pas komunizmit, ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar

Diplomati britanik, John Stewart Duncan deklaroi se pas rënies së komunizmit në Shqipëri, shqetësim për komunitetin ndërkombëtar ishte ideja e Shqipërisë së Madhe.

“Ka pasur një aspekt tjetër që besoj që ju e kuptoni, ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndëkrombëtar dhe kjo kishte kohë. Dhe kur doli Shqipëria nga komunizimi, ky ishte një nga shqetësimet dhe ata donin të kuptonin se si ishte marrëdhënia në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe shqiptarëve të saj. Kështu që unë duhej të isha i fokusuar në këtë aspekt, të bisedoja me këta persona dhe t’ua shpjegoja eprorëve të mi se a ishte kjo një realitet, a mund të ndodhte kjo, a ka dallime në mses shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosvës”, tha Duncan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ish-këshilltari i Wesley Clark, përpara kësaj tha se ai dhe eprorët e tij ishin të interesuar se si funksiononte shoqëria në Shqipëri pas daljes nga komunizmi.

“Ky ishte një shtet i mbyllur për 46 vite edhe unë isha vërtetë i interesuar se si funksiononte shoqëria sepse ishte themelësi e detyrës sonë si diplomatë. Ne, duhet t’iu shpjegojmë eprorëve tanë si funksionon shoqëria, çfarë ndodhë në këtë shoqëri, si ndikojnë pushtetet, çfarë mund të ndikosh tek ata, pse mund të jenë ndonjëherë të vështirë. Kjo është puna e një diplomati, t’ua shpjegojë të gjitha spektet e një shoqërie eprorëve përkatës”, tha ai.

Nis dëshminë britaniku i thirrur nga mbrojtja e Thaçit

Ka nisur dëshminë britaniku i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ky është dëshmitari i tretë që paraqitet në Dhomat e Specializuara të Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Javën e kaluar pata trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams.

Ndryshe, mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Dëshmitari i tretë i mbrojtjes pritet të dëshmojë sot në Hagë

Më 22 shtator, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkë të akuzuarve të tij.

Në seancën e sotme, që nis në ora 09:00, pritet të dëshmojë dëshmitari i tretë i ftuar nga mbrojtja, një shtetas britanik.

Gjatë javës, kanë dëshmuar dy dëshmitarët e parë të mbrojtjes: James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe këshilltar për çështje ndërkombëtare, si dhe Paul Williams, ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe profesor në SHBA.

Të dy dhanë dëshmi në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes, duke u fokusuar në kontekstin ndërkombëtar dhe proceset politike të kohës së luftës në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat