Syla priti në takim Atasheun britanik të Mbrojtjes në Kosovë

Aktuale

Syla priti në takim Atasheun britanik të Mbrojtjes në Kosovë

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 19:40
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla priti sot në takim lamtumirës Atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Nënkolonel Edward John Green me rastin e përfundimit te misionit të tij në Kosovë. Me këtë rast zëvendësministri i shprehu falenderim për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së shërbimit në Kosovë si atashe i mbrojtjes .

Zëvendësministri u shpreh se nënkoloneli Green përfaqësoi një shtet mik që ka dhënë kontribut të çmuar për shtetin tonë, sidomos në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si në edukim, stërvitje dhe trajnim.

Gjatë mandatit të nënkolonel Green, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë pasur mundësinë të përfshihen në trajnimin e ushtarëve ukrainas në Angli për t`u përgatitur për luftën në Ukrainë. Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për meritat e atasheut britanik lidhur me zhvillimin e FSK-së, si dhe përforcimin dhe avansimin e marrëdhënieve bilaterale në sferën ushtarake.

Në fund të takimit Nënkoloneli Green u falenderua për pritjen dhe theksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e objektivave të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat