Osmani takon zyrtarin e lartë të DASH: Aleanca me SHBA-të themel i sigurisë sonë

Aktuale

Osmani takon zyrtarin e lartë të DASH: Aleanca me SHBA-të themel i sigurisë sonë

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 21:16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në SHBA, ka takuar në New York me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo ka shkruar se ky takim është pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë.

Gjatë takimi me Hanrahan, ajo ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.

“Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat