Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar në përvjetorin e sulmit terrorist në veri, duke akuzuar opozitën në Kosovë se me qëndrimin e saj po ndihmon rehabilitimin e terrorizmit serb.
Ai tha se shteti i Kosovës ka prova të qarta për rolin e Milan Radojçiqit dhe Listës Serbe në sulm, por opozita refuzoi ta shpallë këtë parti si “organizatë terroriste”.
Sipas tij, opozita e korruptuar po bëhet mburojë e interesave të Beogradit, ndërsa ambasadat po e zbusin dhe e quajnë “sulm të tmerrshëm”, në vend që ta emërojnë qartë si “sulm terrorist”.
Postimi i plotë:
Plot dy vjet nga sulmi terrorist serb i Beogradit ndaj Republikës: Radojçiqi, asokohe, nënkryetar i Listës Serbe dhe kryekomandant i bandave ushtarake të Beogradit, ishte kapobanda e sulmit.
Me gjitha argumentet, fotografitë, xhirimet, deklaratat dhe dëshmitë që ka shteti i Kosovës, opozita e çoroditur e Prishtinës, duke mos u bashkuar njëzëri për ta defaktorizuar Listën Serbe të Radojçiqit, refuzoi ta shpallë këtë "parti politike", ashtu edhe siq është: "organizatë terroriste".
Me këtë poshtërsi esatpashtoptaniste, e me këtë qëndrim kapitulist, opozita e korruptuar e Prishtinës po bëhet (me a pa qëllim) mburojë politike e interesave të Beogradit dhe po ndihmon rehabilitimin e terrorizmit serb në Kosovë.
Dhe, kjo opozitë, pa pikë marre del sot dhe e lypë votën e popullit për me "shpëtu e me ndreq Kosovën".
Phuuu, pizevenga bre!
NB! Të dashur lexues,
Mos u çuditni pse ambasadat këtë sulm terrorist serb po e zbusin, po e lëmojnë, po e zbukurojnë e po e quajnë si "sulm të tmershëm" e jo siq është, e siq duhet të emërohet; sulm TERRORIST.
Maskarrallëk!