KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025

Aktuale

KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për akreditimin e 18,041 vëzhguesve të propozuar nga 51 subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2025.

Këta vëzhgues do të kenë të drejtë të monitorojnë procesin zgjedhor në të gjitha fazat –

Nga hapja e vendvotimeve, deri te numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve.

Zgjedhjet Lokale 2025 do të mbahen më 12 tetor në të gjitha komunat e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat