​Dymbëdhjetë ditë fushatë për zgjedhjet lokale, kjo është agjenda e partive politike

Aktuale

​Dymbëdhjetë ditë fushatë për zgjedhjet lokale, kjo është agjenda e partive politike

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e dymbëdhjetë, duke mbajtur tubime dhe takime me qytetarë për të shpalosur planprogramet për qeverisjen katërvjeçare në komuna.

Për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,626 kandidatë, prej të cilëve 206 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë 420 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas njoftimit të subjekteve politike, kjo është agjenda e partive politike për ditën e sotme:

Lëvizja Vetëvendosje

19:30 - Tubim në shkollën e fshatit Fortesë, SHFMU "Liria", Rahovec.

20:30 - Tubim në qendër të qytetit, Shkolla "Andon Zako Çajupi", Mitrovicë.

18:30 - Takim në Cake Shop, Fushë Kosovë.

14:00 - Takim me gra të Lagjes Malësia, Kamenicë.

19:90 -Tubim në Tërrnavë, Podujevë.

Partia Demokratike e Kosovës

Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Vendi: Lagjja Kalabria, shkolla fillore “7 Marsi”, Koha: 19:00)

Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Ferizajt. (Vendi: Restaurant “Kalaja e Krujës”, fshati Dardani, Koha: 18:30)

Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prizrenit. (Vendi: Nëndega “Bajram Curri”, shkolla fillore “Fatmir Berisha, Koha: 19:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës

Dega II (Vendi: Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, ish shkolla teknike, ora 19:00)

Partitë tjera deri më tani nuk kanë publikuar agjendat për të enjten. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat