“Kësaj i thonë Ahtisari PLUS”, reagon Ramabaja: Vendimi i Kushtetueses është tradhti ndaj shtetit

Aktuale

“Kësaj i thonë Ahtisari PLUS”, reagon Ramabaja: Vendimi i Kushtetueses është tradhti ndaj shtetit

Nga: A.SH Më: 30 shtator 2025 Në ora: 16:57
Kushtetuesja

Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “shkelje të plotë të kushtetutës” dhe “akt penal të tradhtisë ndaj shtetit”.

Sipas tij, me këtë vendim Gjykata i ka dhënë Listës Serbe, respektivisht Serbisë, të drejtën e vetos në institucionet e Kosovës. “Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Serbia kurdo që i leverdis do ta bllokojë funksionalizimin e Republikës. Kësaj i thonë Ahtisari PLUS”, ka shkruar Ramabaja.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese sot me vendimin e saj shkeli katërcipërisht kushtetutën dhe si trup - njëzëri konsumoi aktin penal: tradhëti ndaj Shtetit.

Me këtë vendim atë që Serbia nuk ia kishte dalë ta realizoj përmes dialogut që kryesonte Presidenti Ahtisari, GJK e përmbylli duke i dhënë Listës Serbe, alias Serbisë të drejtën e VETOS!

Pas hyrjes në fuqi të këti vendimi Serbia kurdo që i leverdisë do ta bllokojë funksionalizimin e Republikës!

Kësaj i thonë Ahtisari PLUS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat